www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Policia me detaje të reja për plagosjen në qendër tëPrishtinës, identifikohen dy të dyshuar

Posted on August 5, 2023August 5, 2023 by User User1

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin e përleshjes dhe shtënieve me armë zjarri tek lokali “Bon Vivant” në Prishtinë.

Rasti e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur dje në ora 23:30.

Ai thotë se menjëherë pas marrjes së informatës, Policia është dalë në vendin e ngjarjes bashkë me emergjencën.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi”, tha Borovci.

Kjo përleshje ka edhe në të lënduar, Borovci bëri të ditur se janë dërguar për trajtime mjekësore, ndërsa policia po merret me zbardhjen e rastit.

“Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast, përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm”, tha Borovci./Arbresh.info/

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara