www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

Posted on June 24, 2026 by Djek

Një avokate gjashtëdhjetë e gjashtëvjeçare nga Kumanova është gjetur dje pasdite pa shenja jete në ambientet e zyrës së saj të avokatisë.

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë njoftojnë se rasti është denoncuar në stacionin policor më 23 qershor 2026, në ora 12:23.

​„Në SPB Kumanovë është raportuar se në zyrën e saj të avokatisë në Kumanovë është gjetur e vdekur S.Z.P. (66) nga Kumanova“, njoftoi policia.

​Menjëherë pas marrjes së thirrjes, në vendngjarje ka dalë ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, me ç’rast mjeku kujdestar vetëm ka mund të konstatojë vdekjen e gruas.
​Për rastin është njoftuar edhe prokurori publik kujdestar, me urdhër të të cilit trupi i avokates së ndjerë është dorëzuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Raporti i autopsisë duhet të përcaktojë shkaqet e sakta që çuan në vdekje, si dhe rrethanat në të cilat ajo ndodhi.
Institucionet kompetente, në koordinim me prokurorinë, tashmë po ndërmarrin masat e duhura për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara