www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ylber Ramadani në Serie A për 1 milionë euro

Posted on July 22, 2023July 22, 2023 by User User1

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani është pranë kalimit te Lecce në Serie A.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani është pranë kalimit te Lecce në Serie A. 27-vjeçari është lidhur edhe më herët me një kalim në Itali, teksa eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio përforcon zërat për ish-lojtarin e Partizanit.

Sipas tij, klubi nga Puglia është i gatshëm të ofrojë 1 milionë euro për të bërë të vetin mesfshorin e Aberdeen në Skoci. Ramadani ka kontratë me ekipin deri në verën e 2025 dhe skocezët nuk ulen nga pretendimet e tyre.

Pas javës negociatash, duket se Lecce ka rënë dakord për shumën. Pritet që Ramadani të bashkohet me një tjetër lojtar të Kombëtares, teksa edhe Kastriot Dermaku është pjesë e Lecces.

I dalë nga moshat e Ferizaj, Ramadani ka luajtur edhe me Prishtinën dhe Dritën në Kosovë, teksa spikati te Partizani gjatë sezonit 2016-17. Më pas karriera e mesfushorit vijoi te Vejle në Danimarkë dhe MTK Budapest në Hungari, para se në verën e 2022 të kalonte te Aberdeen në Skoci. Ramadani ka luajtur 27 ndeshje me Kombëtaren, duke shënuar edhe një gol./Shqiptarja.com

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara