Frankfurt, 4 shtator – Kompania gjermane për prodhimin e baterive “BMZ” do të investojë 65 milionë euro në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale Shkupi 2 dhe do të hapë 775 vende të reja pune.
Marrëveshja për investimin sot në selinë e kompanisë në Frankfurt nga drejtori ekzekutiv dhe themelues i BMZ, Sven Bauer dhe nga drejtori i Drejtorisë së Zonave Zhvillimore Industriake Teknologjike (ZZHTI) Jovan Despotovski, në praninë e zëvendëskryeministrit Bytyqi she Jelica Ivanovska, menaxhere e përgjithshme e BMZ Maqedoni.
Zëvendëskryeministri Bytyqi, pas nënshkrimit tha se rrethina stabile dhe e parashikueshme afariste e cila mbjell besim, vargu i masave konkurente për mbështetje të investimeve të reja, dhanë rezultat konkret, BMZ pas vetëm disa muaj bisedime me përfaqësues të shtetit të marrë vendim për realizimin e investimit dhe ndërtimin e fabrikës në ZZHTI Shkupi 2.
“Fakti që investimi do të realizohet nga një kompani shumë e avancuar teknologjikisht, e cila e projekton rritjen dhe zhvillimin e saj mbi bazën e kërkimit dhe zhvillimit, njohurive të avancuara, që do të thotë se do të sjellë teknologji novatore, praktika menaxhimi dhe ekspertizë në ekonominë tonë është e kënaqshme, ato mund të transferohen edhe në kompanitë vendore në Maqedoninë e Veriut”, tha Bytyqi.
Në kapacitetin e tij, SHPKNJP Shkup, do të bëhet prodhimtari serike e produkteve të baterive.
Investimi i përgjithshëm do të realizohet në periudhën prej 10 vjetëve. Ndërtimi i fabrikës është planifikuar të fillojë në fund të vitit 2023 dhe të përfundojë më së voni për 24 muaj.
Despotovski dhe Bytyqi paralajmëruan se për nevojat e projektit investues do të punohet në fabrikën më bashkëkohore në ZZHTI Shkupi 2, e organizuar në tre modele për prodhimtarinë dhe administrimin me sipërfaqe të përgjithshme prej 12.000 metra katrorë plus qendër logjistike.
Grupacioni BMZ është lider në sigurimin e ciklit të të gjithë sistemit të baterive me zbatim në industri të ndryshme. Selia e BMZ Holding GmbH është në Karlshtajn në Majna, Gjermani. Kapacitetet prodhuese të grupacionit janë locuar në Gjermani, Kinë, Poloni dhe SHBA, ndërsa ka hapur për shitje në Japoni, Britani e Madhe deh Francë.
/zhurnal
