www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nënshkruhet marrëveshje me “BMZ” për investim prej 65 milionë euro në ZZHTI Shkupi 2, do të hapen 775 vende të reja pune

Posted on September 4, 2023September 4, 2023 by User User1

Frankfurt, 4 shtator – Kompania gjermane për prodhimin e baterive “BMZ” do të investojë 65 milionë euro në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale Shkupi 2 dhe do të hapë 775 vende të reja pune. 

Marrëveshja për investimin sot në selinë e kompanisë në Frankfurt nga drejtori ekzekutiv dhe themelues i BMZ, Sven Bauer dhe nga drejtori i Drejtorisë së Zonave Zhvillimore Industriake Teknologjike (ZZHTI) Jovan Despotovski, në praninë e zëvendëskryeministrit Bytyqi she Jelica Ivanovska, menaxhere e përgjithshme e BMZ Maqedoni. 

Zëvendëskryeministri Bytyqi, pas nënshkrimit tha se rrethina stabile dhe e parashikueshme afariste e cila mbjell besim, vargu i masave konkurente për mbështetje të investimeve të reja, dhanë rezultat konkret, BMZ pas vetëm disa muaj bisedime me përfaqësues të shtetit të marrë vendim për realizimin e investimit dhe ndërtimin e fabrikës në ZZHTI Shkupi 2. 

“Fakti që investimi do të realizohet nga një kompani shumë e avancuar teknologjikisht, e cila e projekton rritjen dhe zhvillimin e saj mbi bazën e kërkimit dhe zhvillimit, njohurive të avancuara, që do të thotë se do të sjellë teknologji novatore, praktika menaxhimi dhe ekspertizë në ekonominë tonë është e kënaqshme, ato mund të transferohen edhe në kompanitë vendore në Maqedoninë e Veriut”, tha Bytyqi.

Në kapacitetin e tij, SHPKNJP Shkup, do të bëhet prodhimtari serike e produkteve të baterive. 

Investimi i përgjithshëm do të realizohet në periudhën prej 10 vjetëve. Ndërtimi i fabrikës është planifikuar të fillojë në fund të vitit 2023 dhe të përfundojë më së voni për 24 muaj. 

Despotovski dhe Bytyqi paralajmëruan se për nevojat e projektit investues do të punohet në fabrikën më bashkëkohore në ZZHTI Shkupi 2, e organizuar në tre modele për prodhimtarinë dhe administrimin me sipërfaqe të përgjithshme prej 12.000 metra katrorë plus qendër logjistike. 

Grupacioni BMZ është lider në sigurimin e ciklit të të gjithë sistemit të baterive me zbatim në industri të ndryshme. Selia e BMZ Holding GmbH është në Karlshtajn në Majna, Gjermani. Kapacitetet prodhuese të grupacionit janë locuar në Gjermani, Kinë, Poloni dhe SHBA, ndërsa ka hapur për shitje në Japoni, Britani e Madhe deh Francë.

/zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara