www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Selmani: S’ka Maqedoni, Shqipëri apo Serbi të madhe! Vetëm në Europë të Madhe mund të jetojmë, dhe do të jetojmë

Posted on August 19, 2023August 19, 2023 by User User1

Ish zëvendëskryeministri dhe ish ministri i Shëndetësisë, Imer Selmani ka komentuar reagimet e vazhdueshme pas paraqitjes së ikonografisë së “Shqipërisë së Madhe” në Tetovë, gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përcjell TV21. Selmani për REL/RFE thotë se nuk ka më shtete të mëdha, por ka një Europë të Madhe, ku do të jetojnë të gjithë qytetarët tanë.

“Mendoj se ka qenë një rast i izoluar, në të cilin një ikonografi, në të cilën, ja si shqiptar, nuk paraqet ndonjë mesazh ndaj meje. Ëndrra është të jetojmë në Europë. Flamuj të tillë ne kemi parë në të kaluarën, dikush do të nxjerr flamurin e Maqedonisë së Madhe, të ndonjë Maqedonie të vjetër, të Shqipërisë së Madhe, të Serbisë së Madhe. Nuk ka të madhe më, tani ka vetëm një Europë të Madhe. Bota është globalizuar dhe secili qytetar i ndërgjegjshëm dhe i arsyeshëm e di se vetëm në Europë të Madhe mund të jetojmë, dhe do të jetojmë”, tha Selmani./tv21.tv

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara