www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kovaçevski: VMRO-DPMNE-ja për interesa personale, bllokon jetesën më të mirë të qytetarëve

Posted on August 18, 2023August 18, 2023 by User User1

Kryeministri Dimitar Kovaçevki bashkë me zëvendëskryeministrat dhe ministrat, i është drejtuar publikut – akuzoi opozitaren VMRO-DPMNE që për interesa personale bllokon ardhmërinë evropiane të shtetit dhe jetesën më të mirë të qytetarëve, transmeton TV21.

“Sot sërish u vërtetua se ideologjia e vetme e VMRO-DPMNE-së është – bllokadë dhe izolim, dhe këtë qytetarët pro-evropian as nuk do harrojnë dhe as do ta falin. Kjo bllokadë nuk ka arsye të ndodh. VMRO-DPMNE tregoi se nuk ka argumente, se nuk ka ide për diskutim dhe se nuk udhëhoqën debat. Ata dëshmuan se janë të gatshëm ta bllokojnë ardhmërinë evropiane të vendit për interesa personale dhe kundër jetës më të mirë të qytetarëve dhe kundër qëllimit strategjik – anëtarësimit të plotfuqishëm në BE”, tha Kovaçevski.

Ai tha se VMRO dëshmoi se nuk është as për marrëveshje të re ndërkombëtare.

“Është e qartë se ata nuk duan marrëveshje të re, por thjesht të bllokojnë procese për qëllime personale”, tha Kovaçevski./TV21

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara