www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Anglia e sheh Sarina Wiegman si pasuese të mundshme të Southgate

Posted on August 18, 2023August 18, 2023 by User User1

Federata angleze e futbollit (FA) nuk përjashton që Sarina Wiegman, trajnere aktuale e ekipit të femrave, të zëvendësojë Gareth Southgate në krye të ekipit të meshkujve.

Southgate, i cili mori drejtimin e Anglisë në vitin 2016, ka një kontratë deri pas Euro 2024, ndërsa Wiegman ka një marrëveshje me FA deri në vitin 2025 dhe ka pasur bisedime për ta zgjatur më tej.

Anglia do të fitojë Kupën e Botës të vitit 2022 dhe në finalen e madhe do të ndeshet me Spanjën këtë të diel.

Mark Bullingham, shefi ekzekutiv i FA, tha se nëse Southgate largohet, personi më i mirë do të zgjidhet për këtë detyrë , pavarësisht nëse është burrë apo grua

.“Përgjigja jonë është se ai duhet të jetë personi më i mirë për këtë punë. Sarina po bën një punë të shkëlqyer dhe ne shpresojmë që ajo të vazhdojë kështu për një kohë të gjatë. Mendoj se Sarina mund të bëjë çfarë të dojë në futboll”.

“Nëse në një moment në të ardhmen ajo vendos që dëshiron të kalojë në futbollin e meshkujve, do të jetë një bisedë interesante, por është vendimi i saj”, ka thënë Bullingham.

Në futbollin profesionist, asnjëherë një grua nuk ka drejtuar një ekip të meshkujve përveç Hannah Dingley, e cila drejtoi Forest Green Rovers të League Two gjatë verës. /Telegrafi

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara