www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Lufta kundër korrupsionit/ Osmani-Ageler: SHBA-ja me mbështetje mbi 4 milionë dollarë

Posted on August 14, 2023August 14, 2023 by User User1

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Ageler. Nga kabineti i ministrit informojnë se në takim u bisedua për bashkëpunimin në kuadër të Dialogut Strategjik, me ç’rast Osmani ka shprehur mirënjohje për mjetet shtesë në vlerë prej 4,2 milionë dollarësh amerikanë të dedikuara për sundimin e së drejtës dhe zbatimin e ligjeve, të cilat ShBA-të i ofrojnë që nga viti 2012. Osmani ka thënë se po vazhdohet puna bashkë me partnerët për t’i përshpejtuar proceset reformuese në vend. Gjatë takimit, kanë diskutuar edhe për tema nga marrëdhëniet dypalëshe, situatën aktuale politike në vend, situatën në Ballkanin Perëndimor, si dhe tema nga politika ndërkombëtare./koha.mk

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara