www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rikonstruktohet bulevardi ASNOM në Novo Lisiçe

Posted on August 11, 2023August 11, 2023 by User User1

Ka përfunduar rikonstruksioni i një pjese të bulevardit ASNOM në Novo Lisiçe, gjegjësisht nga bulevardi Serbia deri te Shtëpia e Futbollit, njoftoi sot Qyteti i Shkupit pasi kryetarja Danela Arsovska e inspektoi këtë projekt.

“Bëhet fjalë për një projekt që rikonstrukton plotësisht rrugën me sipërfaqe totale 9750 m2 dhe gjatësi 1100 metra, me bordurë dhe trotuare si dhe është kryer edhe nivelimi i pusetave dhe ulluqeve”, thonë nga Qyteti i Shkupi.

Nga aty shtojnë se me rikonstruksionin bëhet e mundur rritja e sigurisë dhe mbrojtjes së pjesëmarrësve në komunikacion dhe me këtë projekt janë rregulluar plotësisht sipërfaqet e gjelbra përgjatë bulevardit me një sipërfaqe totale prej 27 mijë metrash katrorë.

Në sipërfaqen e re të gjelbëruar, janë vendosur peizazhe të përshtatshme, fidane, belveder dhe një rrjet i ri hidrant për ujitjen e lëndinave.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara