www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

Posted on May 9, 2026 by Djek

Është mbajtur sot në Shkup Kongresi i Bashkimit i koalicionit politik shqiptar VLEN, aktualisht në pushtet, që sot u shkri në një parti të vetme politike.

Në këtë Kongres kanë marrë pjesë disa figura politike nga Shqipëria dhe Kosova, mes tyre dhe kryeministri Albin Kurti.

Pamjet e transmetuara gjatë Kongresit kanë ngjallur reagime të forta në RMV por edhe në Kosovë, duke nënvizuar faktin se Kurti shfaqet krah Hristijan Mickoski, kryeministrit të RMV.

Ata e konsiderojnë këtë një reshtim krah Mickoskit për të disatën herë dhe se po bekon shkrirjen e VLEN, ndërsa nga ana tjetër studentët shqiptarë të RMV vijojnë të protestojnë për të pasur mundësinë e testimit në gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës, që ua lejon Kushtetuta.

Po ashtu reagimet ndalen edhe te Marrëveshja e Ohrit, që sipas tyre thuhet se “po shkelet me të dy këmbët nga një parti në pushtet albanofobe si VMRO”.

Në kongres është “harruar” himni shqiptar për herë të parë, pavarësisht Kurtit, 5 liderëve të VLEN dhe 850 delegatë shqiptarë nga gjithë trevat shqiptare RMV, duke vendosur vetëm himnin e Bashkimit Europian.

Blendi Hodai, një figurë publike në RMV shkruan: Albin Kurti në raport me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duket gjithnjë e më shumë në një lloj simbioze politike me Hristijan Mickoskin. Të dyve, për arsye të ndryshme, u konvenon që shqiptari në institucione të jetë i dobët, pa bosht, pa guxim dhe pa qëndrime. Sepse shqiptari që nuk pengon, që nuk pyet dhe që vetëm tund kokën, është “shqiptari i mirë”.

Besnik Osmani, Kryetar i këshillit të komunës së Tearcës në RMV, shkruan: As me praninë e Albin Kurti nuk mundët këtë “Bashkim të shoqatave të gjuetarëve” ta filloni me intonimin e Himnit kombëtar Shqiptar, sepse shefi juaj Hristijan Mickoski lëre që nuk jua lejon, po as që e ndjeni në qënjen tuaj. Himnin e përdorni në fushatë për tu treguar patriotë të mëdhenj para shqiptarëve Izet Mexhiti Bilall Kasami Bekim Sali Bekim Qoku Mimoza A Musa Bekim Fazliu.

Irfan Buçi, nga radhët e BDI, e cilëson këtë si “Ndikimi botes serbe dhe Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut”.

Lajmet e fundit…

  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve
  • Kryeministri pret që Radev të diskutojnë për të gjitha temat! Për shkak të LSDM-së, Mickoski s’pret përmirësim të marrëdhënieve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara