www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet

Posted on April 24, 2026 by Djek

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mirëpret zhvillimet e fundit lidhur me projektin strategjik të Korridorit 8, të cilat dëshmojnë qartë se ky projekt madhor vazhdon edhe përkundër përpjekjeve të Qeverisë për ta shkëputur lidhjen e tij me Republikën e Shqipërisë.

Shtyrja e vizitës së delegacionit të UNESCO-s nuk e vë në pikëpyetje realizimin e projektit, por konfirmon seriozitetin dhe domosdoshmërinë e realizimit të tij sipas projektimit të realizuar në kohën kur BDI ishte pjesë e Qeverisë. 

Siç e pamë dje, vet Ministri i Transportit ka filluar të reterojë nga qëndrimet e shprehura publikisht më herët dhe tani pohon se dilema nuk është nëse Korridori 8 do të ndërtohet, por vetëm përzgjedhja e trasesë më të përshtatshme.

BDI rikujton se Korridori 8 është projekt me rëndësi strategjike për vendin dhe rajonin, i cili lidh lindjen me perëndimin, forcon integrimin ekonomik dhe rrit lëvizjen e lirë të qytetarëve. Mbështetja e Bashkimit Evropian dhe angazhimet e marra në Deklaratën e Tiranës janë dëshmi shtesë se ky projekt është prioritet i padiskutueshëm.

Për më tepër, ky korridor nuk ka vetëm dimension ekonomik, por edhe rëndësi të veçantë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, si dhe për zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë.

BDI mbetet e përkushtuar që ky projekt të realizohet në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare dhe në interes të të gjithë qytetarëve. Përpjekjet për ta penguar apo vonuar këtë projekt janë të kota, sepse Korridori 8 është një realitet në ndërtim dhe një domosdoshmëri për të ardhmen evropiane të vendit.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara