www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ndalohet nga policia serbe, Sinani: Kjo është kostoja e të qënurit Këshilltare e Kryeministrit të Kosovës

Posted on August 7, 2023August 7, 2023 by User User1

Ardita Sinani, këshilltare politike për Luginën e Preshevës në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” se të hënën është ndaluar për mbi një orë nga policia kufitare serbe, në vendkalimin kufitar në Muçibabë –  20 kilometra nga Gjilani dhe 15 kilometra nga Presheva.

Ajo ka thënë se nuk ka pranuar asnjë sqarim shtesë lidhur me masën e ndalimit, veç arsyetimit të policëve kufitarë se “kemi urdhër për ndalimin tuaj dhe nuk mund të të lejojmë ta kalosh kufirin pa marrë pëlqim nga baza”, por ka aluduar se ndalimi i saj mund të jetë bërë për qëllime politike. “Kjo mbase mund të jetë kostoja e të qënurit Këshilltare Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, por sigurisht nuk do të jetë mjeti me të cilin do të heshtet zëri për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Sinani në llogarinë e saj, të hënën.

Sinani ndër të tjera ka shtuar se ndalimi nga policia kufitare ndonëse është “metodë e vjetër politike” e shtypjes së shqiptarëve nga regjimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ky rast do të jetë vetëm shtytje për të ngriur edhe më lartë zërin për diskriminimin e shqiptarëve./koha

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara