www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Der Spiegel”: Vuçiçi i ka parametrat për të qenë zjarrvënës i Ballkanit

Posted on August 7, 2023August 7, 2023 by User User1

Revista pretigjioze gjermane “Der Spiegel”, shkruan mbi situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht mbi rolin destruktriv të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë, ndërsa bashkësia e organizuar ndërkombëtare po tregohet tepër tolerante.

Aty thuhet se presidenti serb krijon përshtypjen sikur askush në vendin e tij dhe në rajon nuk po ia vlerëson angazhimin e tij në drejtim të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Përëndimor, ndërse në mënyrë ironizuese shkruan: “Ai është një burrë shteti i madh, pa dyshim. Presidenti i Serbisë është gati dy metra i gjatë”.

Një ndër gazetat më të respektuara gjermane arrin në përfundimin se presidenti serb i posedon të gjitha atributen për të qenë zjarrvënësi i rajonit dhe për këtë bëhet i vetëdijshëm kush kupton serbisht dhe kush e përcjell fushatën propagandistike të mediave pro-regjimit atje.

Gazetari gjerman Walter Mayr në artikullin e tij gjithashtu kujton sekuencat televizive të fytyrave të egërsuara, të gurëve dhe bombave djegëse mbi paqeruajtësit e NATO-s (KFOR) gjatë protestave të dhunshme në Zveçan – komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës – më 29 maj.

“Në përgjithësi, gjërat në rajon kohët e fundit kanë dalë jashtë kontrollit. Në fund të majit, dhjetëra ushtarë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it janë paaftësuar në Kosovë nga pjesëtarët e pakicës serbe që ishin besnikë ndaj Vuçiçit”, shkruan revista e njohur gjermane.

Në artikull ndër të tjera thuhet se marrëdhëniet e Serbisë me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan revista gjermane, mbeten të dëshirueshme, ndërsa ato me Kinën dhe Rusinë mirëmbahen dhe kultivohen. Aty përmendet edhe kryespiuni serb, Aleksandër Vulin, tashmë nën sanksionet e SHBA-ve.

Ai njihet për deklaratat e tij etno-nacionaliste dhe irredentiste rreth të të ashtuquajturës “bota serbe”, të inspiruar nga “bota ruse” e Putinit, ndërsa thuhet se kryespiuni serb funksionon në elaborimin e ideve të sferës private të mendimeve dhe aspiratave të Vuçiç-it.

“Vulini konsiderohet zëdhënësi i Vuçiçit dhe gardiani i konceptit të ‘botës serbe’ […] Vulini e thotë atë që vetë kreu i shtetit nuk mund ta thotë hapur: se kërkohet integrimi i të gjithë bashkatdhetarëve serbë në të dy anët e kufijve shtetërorë”, shkruan tutje revista gjermane.

E revista gjermane nuk e lë pa e kritikuar edhe Emisarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili, derisa Vuçiçi pretendonte se populli serb në Kosovë i është nënshtruar “përndjekjes më të tmerrshme” në 15 vitet e fundit, ai s’e kundërshtoi, por lavdëroi “bisedën e sinqertë dhe të hapur” me presidentin serb./ Albanianpost

Lajmet e fundit…

  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara