www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ahmeti nga Reka e Epërme: Edhe Skenderbeu i takon kësaj trashigime, ta ruajmë me fanatizëm

Posted on August 6, 2023August 6, 2023 by User User1

Gostivar, 6 gusht – Sot në vendin e quajtur Sharra të Rekës së Epërme, do të mbahet manifestimi qendror “Takimet e Rekës së Epërme”, të organizuara nga Shoqata Kulturore “Reka e Epërme”,

Në mesin e mysafirëve që kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë lideri i BDI, Ali Ahmeti dhe ai i ASH, Arben Taravari.

”Edhe Skenderbeu i takon kësaj Trashigimie me monumentet e vjetra me studimet që bëhen, kështu që për ne Reka ështeë fakt kombëtar që me fanatizem duhet ruajtur dhe dua ti inkurajoj dhe ti uroj Shoqatën e Rekës që ta ruajnë ta përparojne kulturen, folklorin gjuhën të folmen e Rekës si trashigimi shumë e rëndesishme e shqiptareve jo vetëm në Maqedoni sepse Reka prek tre kufi Shqiperi ,Kosovë dhe Maqedoni” – deklaroi Ahmeti.

Në pyetjen e gazetarit të Klan Maqedoni se a duhet të bëjë Qeveria diqka më tepër për Rekën e Epërme, kështu u përgjigj lideri i BDI-së.

”Eshtë projekti, mbase për shkak gabimeve teknike që janë bërë sepse duhet të hapet rruga prej rrugës kryesore që lidh Mavroven dhe Dibren. Do lidhet gjithë krahina me një rrugë qe kalon nga Kosova, me siguri vitin e ardhshem kjo rruge do jetë gati” – tha Ali Ahmeti. /zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara