Kryetari i komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti mirëpret Shoqëritë kulturore artistike nga Ukraina, Turqia, dhe Bosnja.
Postimi i plotë:
Sot kisha nderin në hapësirat e komunës të mirëpres Shoqëritë kulturore artistike nga Ukraina, Turqia, dhe Bosnja të cilët do të përfaqësojnë vendet e tyre sonte në festivalin “Saraj Fest”. Gjatë takimit biseduam mbi bashkëpunimin, eksperiencat, aktivitetet dhe i falënderova për kontributin e jashtëzakonshëm që japin në zhvillimin e artit, kulturës dhe folklorit.










