www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

FSK për vrasjen në Bon Vivant: Në ngjarje ishte i përfshirë një pjesëtar i FSK-së

Posted on August 5, 2023August 5, 2023 by User User1

Prishtina u trondit mbrëmjen e 4 gushtit nga të shtënat me armë në lokalin Bon Vivant ku për pasojë mbeti i vdekur Kastriot Ramadani, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një reagimi kanë njoftuar se në sherr është i përfshirë edhe një pjesëtarë i FSK-së.

Sinjali raportoi më parë se Hysni Geci është pjesëtari i FSK-së i cili dyshohet se është plagosur në përleshjen e mbrëmshme.

“Njoftim. Informacionet që janë duke qarkulluar në media për rastin e mbrëmbshëm se i vrari është pjesëtarë i FSK-së, nuk janë të vërteta, sipas informacioneve zyrtare në këtë ngarje ishte i përfshirë edhe një pestërë i FSK-së. Forca e Sigurisë së Kosovês pas verifikimit të të gjitha informatave nga autoritetet kompetente të sigurisë, do të veproj bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi të FSK-së”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla kishte deklaruar se asnjë pjesëtarë i FSK-së nuk ka qenë i përfshirë në sherrin e mbrëmshëm.

“Mund të ju konfirmoj se i vrari në këtë ngjarje tragjike nuk është pjesëtar i FSK-së dhe nuk ka të përfshirë nga FSK-ja në këtë rast”, është shprehur Syla./gazetasinjali

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara