www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Osmani për dënimin e Krivaqës dhe Sejdiut: Le të jetë mesazh për ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet

Posted on August 4, 2023August 4, 2023 by User User1

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit dënues ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka thënë se autorët e femicidit meritojnë dënim kapital, teksa tha që ky duhet të jetë një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet.

“Autorët e femicidit meritojnë dënim kapital. Ashtu siç u dënua sot vrasësi e torturuesi i Marigona Osmanit.  Le të jetë ky një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet.  Dhuna nuk do të tolerohet!  Femicidi do të ndalet!”, shkroi ajo.

Ndryshe, Dardan Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, ndërsa Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”.

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka liruar të dy nga akuza për veprën e dhunimit.

Marigona Osmani ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa dyshohet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.

Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se kanë privuar nga jeta Marigona Osmanin, në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit./sinjali

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara