www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vazhdojnë negocijatat në Slupçan me EVN-në: Takimi në atmosferë pozitive

Posted on August 3, 2023August 3, 2023 by User User1

Banorët e Sllupçanit dhe përfaqësuesit e EVN-së kanë pasur takim sot, ndërsa takim i ri është caktuar për nesër. Si kompania ashtu edhe përfaqësuesit e banorëve vlerësuan se takimi u zhvillua në një atmosferë pozitive që do të kontribuojë në zgjidhjen e plotë të problemit të energjisë elektrike në këtë fshat.

Sot përfaqësuesit e EVN-së janë takuar me përfaqësuesit e fshatit Sllupçan. Bisedimet u zhvilluan në një drejtim pozitiv. Një takim tjetër mbetet të mbahet nesër, tha EVN.

Zekiria Shaini, këshilltare në komunën e Likovës, tha se takimi ka kaluar në një atmosferë pozitive dhe se detajet teknike mbeten për t’u dakorduar.

“Takimi ka kaluar në një atmosferë pozitive, marrëveshja duhet të aranzhohet teknikisht”, tha Shaini.

Pas disa ditësh bllokada nga banorët e Sllupçanit në dy raste në fillim dhe në fund të korrikut, kompania dhe banorët kanë lidhur marrëveshje më 27 korrik të këtij viti. Banorët kanë disa kërkesa, ndër to një kërkesë për të mos paguar faturat e larta të energjisë elektrike. Sipas informacioneve të fundit, EVN duhet të fillojë me rindërtimin e rrjetit më 9 gusht të këtij viti.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara