www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vazhdon mbledhja e nënshkrimeve , ja sa nënshkrime kanë mbledhur për 2 ditë kandidatët për president

Posted on February 25, 2024February 25, 2024 by User User1

Bujar Osmani, kandidati i BDI-së, ka më shumë nënshkrime, sipas prerjes së KSHZ-së,  5.405. I dyti në listë është lideri i ZNAM për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski me 3.613 nënshkrime, përcjell TV21. Kandidatja e përkrahur nga Levica, Biljana Vankovska-Cvetkovska ka marrë 2758 nënshkrime, nga kandidatët e tjerë afër dy mijë nënshkrime ka kandidati i GROM-it, Stevço Jakimovski. Kandidati i bllokut opozitar “VLEN”, Arben Taravari ka 246 nënshkrime, ndërsa Vello Markovski 249. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri ditën e djeshme për kandidatët për President të vendit nënshkrimin e tyre e kanë dhënë gjithsej 14360 qytetarë. Deri më tani askush nuk ka mbledhur 10 mijë të nevojshme, afati është 8 marsi.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara