Bujar Osmani, kandidati i BDI-së, ka më shumë nënshkrime, sipas prerjes së KSHZ-së, 5.405. I dyti në listë është lideri i ZNAM për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski me 3.613 nënshkrime, përcjell TV21. Kandidatja e përkrahur nga Levica, Biljana Vankovska-Cvetkovska ka marrë 2758 nënshkrime, nga kandidatët e tjerë afër dy mijë nënshkrime ka kandidati i GROM-it, Stevço Jakimovski. Kandidati i bllokut opozitar “VLEN”, Arben Taravari ka 246 nënshkrime, ndërsa Vello Markovski 249. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri ditën e djeshme për kandidatët për President të vendit nënshkrimin e tyre e kanë dhënë gjithsej 14360 qytetarë. Deri më tani askush nuk ka mbledhur 10 mijë të nevojshme, afati është 8 marsi.
