www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Për herë të parë…JUANI PARA DOLLARIT në tregtinë kineze me kompani të huaja

Posted on August 2, 2023August 2, 2023 by User User1

Për herë të parë në histori, Kina përdori juanin më shumë se dollarin amerikan në tregtinë me kompanitë e huaja.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, Kina ka kryer më shumë transaksione tregtare me vendet e huaja në monedhën e saj vendase.

Në korrik, kompanitë dhe organizatat nga vendi më i populluar në botë bënë 49 për qind të transaksioneve të biznesit me vendet e huaja në juan. Kjo është rreth gjashtë mijë miliardë dollarë amerikanë.

Një pjesë e mirë e transaksioneve në juanë shkon për tregti me Rusinë, më pas Brazilin dhe Pakistanin, dhe pjesërisht edhe Arabinë Saudite dhe vende të tjera të Gjirit Persik. Megjithatë, ekspertët besojnë se pjesa e juanit në tregtinë botërore është ende e vogël dhe arrin në më pak se tre për qind.

Nga ana tjetër, dollari amerikan është monedha më e përfaqësuar me rreth 42 për qind, ndërsa para juanit janë edhe euro, paundi britanik dhe jeni japonez.
Megjithëse dollari është përpara juanit, Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, i cili po konkurron të bëhet kandidati republikan për president të SHBA-së, e sheh Kinën si një armik ekonomik.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara