www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Virozat boshatisin kopshtet e çerdhet, mungojnë 40% e fëmijëve 

Posted on February 19, 2024February 19, 2024 by User User1

Virozat e stinës boshatisin kopshtet dhe çerdhet në Berat. Deri në 40 përqind e fëmijëve të regjistruar në kopshte e çerdhe, gjatë kësaj periudhe nuk shkojnë për shkak të virozave. Nga ana tjetër, mjeku pediatër tregon se fatmirësisht në Berat nuk ka fëmijë të prekur nga fruthi

Virozat e stinës, që kanë filluar që prej fillimit të vitit 2024 duke prekur çdo grupmoshë, tashmë janë përqendruar tek fëmijët e vegjël.

Në 39 kopshtet dhe 4 çerdhet që ndodhen në të gjithë territorin e bashkisë Berat, frekuentimi i fëmijëve është në masën 60%, ndërkohë që 40% e fëmijëve janë të prekur nga virozat. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore në bashkinë Berat, Klodiana Hoxha.

Teksa konfirmon situatën me virozat, mjeku pediatër Vladimir Kumaraku, tregon se prindërit duhet të rrinë të qetë se deri tani në Berat nuk ka raste të fëmijëve të prekur nga fruthi.

Edhe në qytete të tjera të vendit, situata me virozat te fëmijët vijon të jetë problematike.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara