Besimtarët ortodoksë sot e festojnë festën e madhe krishtere – Uji i Bekuar. Kjo ditë, festohej në shekullin e dytë nga epoka e re, transmeton Portalb.mk.
Festimi është i lidhur me pagëzimin e Jezu Krishtit nga Shën Gjoni, i cili prej atëherë quhet Pagëzor, ndërsa kapja e kryqit do të thotë bashkimi i njeriut me Krishtin.
Tradicionalisht më masivisht hedhja e kryqit pritet të jetë në Shkup dhe në Ohër.
Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, sot, do të marrë pjesë në kremtimin e festë në Shkup.
Me kryeministrin Kovaçevski do të jetë i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Kryeministri Kovaçevski dhe ministri Spasovski në ora 11:30 do të arrijnë në urën “Slloboda” dhe do të marrin pjesë në shenjtërimin e ujërave të lumit Vardar dhe shenjtërimin e kryqit.
Sipas besimit ortodoks, ai që do ta kapë kryqin, tërë vitin do ta ndjek fati, shëndeti dhe mirëqenia.
Uji i bekuar – 19 janar, në pajtim me Ligjin për festa të Republikës së Maqedonisë, është ditë jopune për besimtarët ortodoksë.
