www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Besimtarët ortodoksë sot festojnë Ujin e Bekuar

Posted on January 19, 2024January 19, 2024 by User User1

Besimtarët ortodoksë sot e festojnë festën e madhe krishtere – Uji i Bekuar. Kjo ditë, festohej në shekullin e dytë nga epoka e re, transmeton Portalb.mk.

Festimi është i lidhur me pagëzimin e Jezu Krishtit nga Shën Gjoni, i cili prej atëherë quhet Pagëzor, ndërsa kapja e kryqit do të thotë bashkimi i njeriut me Krishtin.

Tradicionalisht më masivisht hedhja e kryqit pritet të jetë në Shkup dhe në Ohër.

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, sot, do të marrë pjesë në kremtimin e festë në Shkup.

Me kryeministrin Kovaçevski do të jetë i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Kryeministri Kovaçevski dhe ministri Spasovski në ora 11:30 do të arrijnë në urën “Slloboda” dhe do të marrin pjesë në shenjtërimin e ujërave të lumit Vardar dhe shenjtërimin e kryqit.

Sipas besimit ortodoks, ai që do ta kapë kryqin, tërë vitin do ta ndjek fati, shëndeti dhe mirëqenia.

Uji i bekuar – 19 janar, në pajtim me Ligjin për festa të Republikës së Maqedonisë, është ditë jopune për besimtarët ortodoksë.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara