Spitali Klinik i Tetovës do të ketë edhe shkollë për mësim të lehonave në lidhje me gjidhënien. Kjo falë donacionit të kompanisë Rosa. Për të lëshuar në përdorim këtë lloj shkolle, erdhi Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti i cili tha se përveç se në Tetovë, shkolla të njëjta do të hapen edhe në qendrat tjera klinike të Maqedonisë së Veriut.
“Nënat e reja dhe prindërit e ardhshëm do të kenë mundësinë me mbështetjen e personelit mjekësorë të marrin asistencë të plotë profesionale në këtë proces, duke përfshirë edukimin, rëndësinë dhe përfitimet e ushqimit me gjinj. Në këtë rast dua të theksoj bashkëpunimin e shkëlqyer me birrarinë Shkupi me këtë kompani me përgjegjësi sociale me mbështetjen e të së cilës në kuadër të farëzës të dytë të këtij projekti këtë vit po promovojmë dy shkolla të reja për ushqyerjen me gjinj”, tha Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë.
Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Ilir Demiri shfrytëzoi rastin për të falënderuar donatorët.
“E kam për nderë dhe kënaqësi të pranoj donacionin e birrarisë Shkupit e cila realizohet si rezultat i Ministrisë së Shëndetësisë dhe finalizohet me këtë shkollë të gjidhënies”, tha drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Ilir Demiri. Drejtori ekonomik i Spitalit, Blerim Osmani tha se donacionet e tilla janë të mirëseardhura, gjithmonë në të mirë të përmirësimit të kushteve të spitalit që e drejton. “Shfrytëzojmë rastin që të falënderojmë edhe donatorët e më hershëm që kontribuuan që reparti i gjinekologjisë të merr formë dhe këtë hije të bukur sepse të gjithë e dijm se nisën me funksion lëshimi i një apartamenti që tash do të vihen në funksion edhe apartamente tjera”, tha Blerim Osmani – Drejtor Ekonomik. (U.H)
