www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Spitali i Tetovës me shkollë për gjidhënie

Posted on December 26, 2023 by User User1

Spitali Klinik i Tetovës do të ketë edhe shkollë për mësim të lehonave në lidhje me gjidhënien. Kjo falë donacionit të kompanisë Rosa. Për të lëshuar në përdorim këtë lloj shkolle, erdhi Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti i cili tha se përveç se në Tetovë, shkolla të njëjta do të hapen edhe në qendrat tjera klinike të Maqedonisë së Veriut.

“Nënat e reja dhe prindërit e ardhshëm do të kenë mundësinë me mbështetjen e personelit mjekësorë të marrin asistencë të plotë profesionale në këtë proces, duke përfshirë edukimin, rëndësinë dhe përfitimet e ushqimit me gjinj. Në këtë rast dua të theksoj bashkëpunimin e shkëlqyer me birrarinë Shkupi me këtë kompani me përgjegjësi sociale me mbështetjen e të së cilës në kuadër të farëzës të dytë të këtij projekti këtë vit po promovojmë dy shkolla të reja për ushqyerjen me gjinj”, tha Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë.

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Ilir Demiri shfrytëzoi rastin për të falënderuar donatorët.

“E kam për nderë dhe kënaqësi të pranoj donacionin e birrarisë Shkupit e cila realizohet si rezultat i Ministrisë së Shëndetësisë dhe finalizohet me këtë shkollë të gjidhënies”, tha drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Ilir Demiri. Drejtori ekonomik i Spitalit, Blerim Osmani tha se donacionet e tilla janë të mirëseardhura, gjithmonë në të mirë të përmirësimit të kushteve të spitalit që e drejton. “Shfrytëzojmë rastin që të falënderojmë edhe donatorët e më hershëm që kontribuuan që reparti i gjinekologjisë të merr formë dhe këtë hije të bukur sepse të gjithë e dijm se nisën me funksion lëshimi i një apartamenti që tash do të vihen në funksion edhe apartamente tjera”, tha Blerim Osmani – Drejtor Ekonomik. (U.H)

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara