www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dënohet me 6 muaj burg Rudina Dembacaj, falsifikoi firmën e ish-burrit për të nxjerrë vajzën jashtë vendit! Konvertohet në shërbim prove

Posted on December 8, 2023December 8, 2023 by User User1


Aktorja Rudina Dembacaj është dënuar nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, pasi ka falsifikuar firmën e ish-bashkëshortit, për të nxjerrë vajzën jashtë territorit shqiptar. Dënimi është konvertuar me 80 orë shërbim prove.

Aktorja Rudina Dembacaj është dënuar më 15 maj nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, pasi ka falsifikuar firmën e ish-bashkëshortit Aleksandër Varfaj, për të nxjerrë vajzën jashtë territorit shqiptar. Dënimi i aktores Dembacaj është konvertuar me 80 orë shërbim prove.

Ka qenë ish-bashkëshorti që kishte bërë kallëzimin ndaj Dembacajt, pasi aktorja e kishte nxjerrë vajzën jashtë shtetit pa dijeninë e babait duke falsifikuar prokurën. Për të nxjerrë vajzën jashtë, aktores i duhej që edhe ish-bashkëshorti të firmoste prokurën, por ajo i ka falsifikuar firmën.

Vendimi, i siguruar nga Zëri, për dënimin e Dembacit është marrë më 15.05.2023, ndërsa sipas afateve Dembacaj i bie të ketë kryer edhe shërbimin e provës. “Krimi” është kryer në bashkëpunim me noterin Ermal Hamzaj, por ky i fundit i ka shpëtuar dënimit.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara