Aktorja Rudina Dembacaj është dënuar nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, pasi ka falsifikuar firmën e ish-bashkëshortit, për të nxjerrë vajzën jashtë territorit shqiptar. Dënimi është konvertuar me 80 orë shërbim prove.
Aktorja Rudina Dembacaj është dënuar më 15 maj nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, pasi ka falsifikuar firmën e ish-bashkëshortit Aleksandër Varfaj, për të nxjerrë vajzën jashtë territorit shqiptar. Dënimi i aktores Dembacaj është konvertuar me 80 orë shërbim prove.
Ka qenë ish-bashkëshorti që kishte bërë kallëzimin ndaj Dembacajt, pasi aktorja e kishte nxjerrë vajzën jashtë shtetit pa dijeninë e babait duke falsifikuar prokurën. Për të nxjerrë vajzën jashtë, aktores i duhej që edhe ish-bashkëshorti të firmoste prokurën, por ajo i ka falsifikuar firmën.
Vendimi, i siguruar nga Zëri, për dënimin e Dembacit është marrë më 15.05.2023, ndërsa sipas afateve Dembacaj i bie të ketë kryer edhe shërbimin e provës. “Krimi” është kryer në bashkëpunim me noterin Ermal Hamzaj, por ky i fundit i ka shpëtuar dënimit.
