www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Çifti shet fëmijën për të blerë një iPhone 14

Posted on July 29, 2023July 29, 2023 by User User1

Një çift është arrestuar në Bengalin Perëndimor, i cili shiti djalin e tyre 8 muajsh për të blerë një iPhone 14 për krijimin e “Instagram Reels” teksa udhëtonin në të gjithë shtetin.

Ngjarja ra në sy kur fqinjët e çiftit, Jaydev dhe Sathi Ghosh, dyshuan në lidhje me mungesën e foshnjës 8 muajshe, e cila ishte zhdukur prej disa kohësh, përcjell portal rtv21.tv

Ajo që thelloi më tej dyshimin tek fqinjët ishte posedimi i një iPhone 14 , pasi ata kishin të ardhura të pakta dhe gjithashtu kishin kaluar krizë financiare në të kaluarën.

Pas kësaj, fqinjët e shqetësuar iu drejtuan këshilltarit lokal të Kongresit të Trinamool, Tarak Guha, i cili nga ana e tij i kërkoi policisë të hetonte.

Nga deklarata e këshilltares doli gjithashtu se çifti më herët kishte tentuar të shesë vajzën e tyre 7-vjeçare.

Pas marrjes në pyetje, nëna thuhet se ka rrëfyer se e kishte shitur fëmijën e saj për një iPhone.

Krahas çiftit, policia ka arrestuar një grua tjetër, Priyanka Ghosh, e cila dyshohet se ka blerë foshnjën.

Është raportuar se Priyanka u dërgua në stacionin e policisë Khardah. Ajo ende nuk ka dhënë detaje.

Policia ka bërë kallëzim ndaj çiftit.
Gruaja që bleu fëmijën e tyre 8 muajsh është akuzuar edhe për trafikim qeniesh njerëzore./21Media

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara