www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Haliti: Radoiçiqi ka kërcënuar me vrasje liderët e partive nëse i preken restoranti dhe banesa në veri

Posted on November 17, 2023 by User User1

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se terroristi dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka kërcënuar me vrasjen e liderëve të partive politike në vend nëse policia ia prek restorantin dhe banesën në veri të Kosovës.

Sipas Halitit, kërcënimi i është dërguar me mesazh Policisë së Kosovës, ku sipas tij, Radoiçiqi ka thënë se “unë do të vrasë njerëz nëpër Kosovë”.

“Dhe, këta janë frikësuar shumë dhe kanë vendosur roje tek drejtuesit politikë. Është një mesazh me telefon që e ka dërguar Radoiçiqi dikujt për t’ia përcjellë policisë. Ndoshta do të duhej ta refuzonin të dy mbrojtjen e policisë. Ata janë të dy të sigurt në Kosovë dhe Radoiçiqi lë të vjen nëse ka guxim dhe lë ta vret kë të do”, tha Haliti për RTV21, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se ditë më parë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka marrë në mbrojtje liderin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara