www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mariçiqi: Integrimi evropian është zgjidhja e vetme për Maqedoninë e Veriut

Posted on November 16, 2023 by User User1

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiqi sot ka takuar përfaqësuesin e posaçëm të sapoemëruar  të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trokaz.

Zëvendëskryeminstri e ka njoftuar përfaqësuesin special Rene Trokaz në vizitën e tij të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me situatën aktuale, procesin e skriningut, reformat, me qëllim afrimin e vendit drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Ashtu siç informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, bashkëbiseduesit ranë dakord se integrimi evropian është zgjidhja e vetme dhe optimale për vendin tonë.

“Me qëllim që të realizohet qëllimin ynë i përbashkët strategjik, anëtarësimi i plotë në Union, prania e Francës dhe zëri i Parisit janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut, duke inkurajuar përshpejtimin e dinamikës së procesit negociues të shtetit, theksohet në komunikatën për shtyp nga SÇE-ja.

Ashtu siç theksohet në kumtesë, bashkëbiseduesit ranë dakord se Franca dhe Maqedoni e Veriut mbeten të përkushtuara për angazhim të përbashkët për realizimin e prespektivës evropiane të vendit tonë dhe ruajtjen e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës në tërësi.

Në takim ka marrë pjesë dhe ambasadori i Republikës së Francës, Siril Bomgartner dhe një përfaqsues nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara