Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas deklaratës së Kurtit lidhur me idenë e shkëmbimeve të territoreve.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti “po hedh gurë” mbi ish-presidentin Hashim Thaçi kudo që i jepet mundësia.
Bashkëpunuan me djallin, sponsorizuan raporte dhe dërguan dosje në Hagë kundër udhëheqësve te UÇK-së, te cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe këto manipulime nuk po i mjaftojnë Albin Kurtit për të hedh gurë mbi Thaçin kudo që i jepet mundësia”, ka shkruar Haxhiu
“Serbia dhe Albini me të njëjtin mllef kundër krerëve të UÇK-se në veçanti ndaj Hashim Thaçit projektet dhe vizionin e të cilit nuk po e arrin dot “Bini i Binqes”! Turpi mban emrin e mashtruesit Albin Kurti”, ka shtuar ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të shtunën në Forumin e Paqes në Paris, ka thënë se projekti për shkëmbimin territoreve ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur. Ai po ashtu ka thënë se ideja e shkëmbimit territorial ka ardhur prej njërit prej paraardhësve të tij./21Media
