www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Haxhiu: Serbia dhe Albin Kurti, me të njëjtin mllef kundër Hashim Thaçit

Posted on November 11, 2023November 11, 2023 by User User1

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas deklaratës së Kurtit lidhur me idenë e shkëmbimeve të territoreve.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti “po hedh gurë” mbi ish-presidentin Hashim Thaçi kudo që i jepet mundësia.

Bashkëpunuan me djallin, sponsorizuan raporte dhe dërguan dosje në Hagë kundër udhëheqësve te UÇK-së, te cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe këto manipulime  nuk po i mjaftojnë Albin Kurtit për të hedh gurë mbi Thaçin kudo që i jepet mundësia”, ka shkruar Haxhiu

“Serbia dhe Albini me të njëjtin mllef kundër krerëve të UÇK-se në veçanti ndaj Hashim Thaçit projektet dhe vizionin e të cilit nuk po e arrin dot “Bini i Binqes”! Turpi mban emrin e mashtruesit Albin Kurti”, ka shtuar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të shtunën në Forumin e Paqes në Paris,  ka thënë se  projekti për shkëmbimin  territoreve ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur. Ai po ashtu ka thënë se ideja e shkëmbimit territorial ka ardhur prej njërit prej paraardhësve të tij./21Media

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara