www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Skuadra e Duros niset e avantazhuar javën e ardhshme

Posted on July 27, 2023July 27, 2023 by User User1

Struga fiton ndeshjen e parë ndaj Buducnostit e vlefshme për raundin e dytë të Ligws sw Konferencws. Një fitore me shifrat 1-0 që afron të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro me raundin e tretë. Sa i takon ndeshjes, Struga ishte e orientuar drejt sulmit për pjesën më të madhe të sfidës, me rastin e parë që e krijoi Besart Ibraimi në minutën e shtatë. Sulmuesi lëvizi bukur në brendësinë e zonës kundërshtare, por goditja e tij në fund u ndal nga një prej mbrojtësve kundërshtarë.

Shtatë minuta më vonë ishte radha e Radeskit për të provuar portën e mbrojtur nga Pavlicic. Radeski goditi fort nga distanca, por gardiani kundërshtar grushtoi topin dhe largoi rrezikun. Në minutën e 21-të, Ibraimi ishte i pafat pasi goditja e tij u ndal nga shtylla. Gjithsesi, goli ishte “në ajër” dhe nuk vonoi teksa në të 29-tën, Ibraimi mundi të festonte. 36-vjeçari përfitoi edhe nga një gabim i kundërshtarëve dhe përballë portierit kundërshtar nuk fali duke e dërguar topin në fundin e rrjetës. Struga vijoi të sulmonte edhe pas avantazhit, por 45-minutat e para nuk sollën ndryshim të rezultatit.

Fraksioni i dytë nisi sërish me Strugën më kërkuese. Aksioni i parë i rrezikshëm u regjistrua në minutën e 51-të kur pas disa kombinimesh të sakta, Bunjamin Shabani goditi në hyrje të zonës kundërshtare, por pa mundur të gjente kuadratin e Pavlicic. Në minutën e 70-të erdhi edhe rreziku i parë konkret nga Buducnost me Mirkovic që tentoi nga distanca, topi mori një trajektore shumë të rrezikshme duke prekur lehtë edhe traversë edhe traversën.

Megjithatë, fati ishte me Strugën teksa vendasit u kundërpërgjigjën tre minuta më pas, por Radeski shpërdoroi një shans të artë teksa nuk mundi të devijonte topin para portës kundërshtare. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe në këtë formë falë fitores 1-0, Struga niset e avantazhuar për transfertën e Malit të Zi javën e ardhshme. Kujtojmë se në rast se Struga ia del të kalojë me sukses Buducnost, në raundin e tretë i pret fituesja e çiftit The New Saint (Uells)-Swift Hesper (Luksemburg)./Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara