Ka përfunduar xhiro e 11-të në elitën e futbollit italian Serie A ku nuk kanë munguar ndeshjet spektakolare dhe befasitë.
Milani u mposht në shtëpi nga Udinese duke qenë befasia e javës, derisa humbje pësuan nga pjesa e epërme e tabelës edhe Lazio dhe Fiorentina.
Interi e Juventusi vazhduan me fitore, derisa Roma mposhti Leccen me përmbysje të çmendur.
Në formacionin e javës nga SofaScore vend ka zënë edhe talenti i madh nga Kosova, Arijon Ibrahimovic që shkëlqeu në fitoren e Frosinones 2-1 ndaj Empolit me një asistim dhe një gol të shënuar.
Ibrahimovic ka marrë notë 8,3 e cila ishte e katërta më e larta nga formacioni i javës në Serie A.
Për 17-vjeçarin kjo ishte hera e parë që përfshihet në formacionin e javës në Serie A në ndeshjen e tij të parë si titullar.
Gjithsesi vend në formacionin e javës kanë zënë edhe Consigli në portë, Tameze, Gatti e Calafiori në mbrojtje, derisa në mesfushë janë Nico Gonzalez, Vlasic, Hakan Calhanoglu e Olivera.
Ndërkohë në repartin ofensivë së bashku me prizrenasin janë edhe Colombo dhe Mateo Politano.