www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ibrahimovic shkëlqeu me gol në formacionin e javës në Serie A

Posted on November 7, 2023November 7, 2023 by User User1

Ka përfunduar xhiro e 11-të në elitën e futbollit italian Serie A ku nuk kanë munguar ndeshjet spektakolare dhe befasitë.

Milani u mposht në shtëpi nga Udinese duke qenë befasia e javës, derisa humbje pësuan nga pjesa e epërme e tabelës edhe Lazio dhe Fiorentina.

Interi e Juventusi vazhduan me fitore, derisa Roma mposhti Leccen me përmbysje të çmendur.

Në formacionin e javës nga SofaScore vend ka zënë edhe talenti i madh nga Kosova, Arijon Ibrahimovic që shkëlqeu në fitoren e Frosinones 2-1 ndaj Empolit me një asistim dhe një gol të shënuar.

Ibrahimovic ka marrë notë 8,3 e cila ishte e katërta më e larta nga formacioni i javës në Serie A.

Për 17-vjeçarin kjo ishte hera e parë që përfshihet në formacionin e javës në Serie A në ndeshjen e tij të parë si titullar.

Gjithsesi vend në formacionin e javës kanë zënë edhe Consigli në portë, Tameze, Gatti e Calafiori në mbrojtje, derisa në mesfushë janë Nico Gonzalez, Vlasic, Hakan Calhanoglu e Olivera.

Ndërkohë në repartin ofensivë së bashku me prizrenasin janë edhe Colombo dhe Mateo Politano. 

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara