www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arsovska paralajmëron aksion të madh për mbjelljen e fidaneve të  reja në mbi 100 lokacione në Shkup

Posted on October 18, 2023October 18, 2023 by User User1

Me vendim të Qytetit të Shkupit, ekipet e NP “Parqe dhe gjelbërime” filluan aksionin për mbjelljen e fidaneve të reja kudo që janë prerë dhe hequr në vitet e kaluara. Siç njofton Qyteti i Shkupit, aktivitetet për krasitjen dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit të qytetit vazhdojnë intensivisht dhe në vazhdimësi në të gjitha pjesët e kryeqytetit.

Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, ka paralajmëruar një fushatë të madhe për rregullimin e gjelbërimit të qytetit, në të cilën do të mbillen fidane të reja në mbi 100 lokacione në qytet.

Siç njoftojnë nga Qyteti i Shkupit, në aksion hiqen pemët dhe fidanët e vjetër dhe të tharë dhe në vend të tyre mbillen të reja. Njëkohësisht në të gjitha pjesët e Shkupit ka filluar një aksion krasitjeje, i cili mundëson lëvizjen e papenguar të këmbësorëve dhe çiklistëve nëpër shtigje, parandalon rënien e degëve të thata dhe siguron shikueshmëri më të madhe të sinjalistikës në komunikacion, duke rritur kështu sigurinë në të gjithë rrugët.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara