www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mbyllet fabrika më e madhe e Fordit

Posted on October 12, 2023October 12, 2023 by User User1

Sindikata e United Auto Workers (UAW) ka njoftuar se 8.700 punëtorë kanë hyrë në grevë duke mbyllur fabrikën më të madhe të Fordit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan BBC.

UAW ka thënë se punëtorët u larguan nga fabrika e kamionëve në Kentucky, në përgjigje të refuzimit të Fordit për të vazhduar më tej në negociatat e kontratave.

Është përshkallëzim i grevave që goditën Fordin, General Motorsin dhe Stellantisin, që nga muaji i kaluar.

UAW-i po u bën presion prodhuesve të veturave që të japin paga më të larta dhe të bëjnë përmirësime të tjera në marrëveshjet e reja të punës.

Është greva e parë në historinë 88-vjeçare të sindikatës që synon prodhuesit e automjeteve të “Treshes së madhe” në të njëjtën kohë. Mbi 140 mijë punëtorë të sindikatës janë në këto tre kompani.

UAW-i përfaqëson më shumë se 400 mijë punëtorë aktivë në një gamë të gjerë sektorësh, duke përfshirë spitalet dhe universitetet.

Fabrika e kamionëve të Fordit në Kentucky gjeneron 25 miliardë dollarë të ardhura vjetore, duke përbërë një të gjashtën e të ardhurave globale të automjeteve të kompanisë.

Greva e fundit është një paralajmërim për General Motorsin dhe Stellantisin, ku negociatat me UAW-in janë në vazhdim.

Dy javë më parë, presidenti amerikan Joe Biden u bë presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që iu bashkua një greve të punëtorëve të veturave.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara