www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shifër rekord e amerikanëve që përkrahin krijimin e një partie të tretë

Posted on October 5, 2023October 5, 2023 by User User1

Gjashtëdhjetë e tre përqind e të rriturve amerikan pajtohen se partia republikane dhe ajo demokratike nuk bëjnë një punë të mirë në përfaqësimin e qytetarëve amerikan dhe kjo gjë ka rritur mbështetjen për krijimin e një partie të tretë. Kjo rritje është 6% më shumë se që ishte vitin e kaluar dhe është përqindja më e lartë që nga viti 2003 kur Gallup bëri këtë pyetje për herë të parë

Gjatë dy dekadave të fundit, shumica e amerikanëve janë pajtuar se nevojitet një parti e tretë. Hera e fundit kur ata nuk mendonin ashtu ishte në vitin 2012. Gallup ka gjetur se nga viti 2003 deri në 2006 më pak amerikan kërkonin një parti të tretë ndërsa që nga sondazhet e vitit 2006 e 2008 kjo përqindje ka shkuar duke u rritur.

Të dhënat e fundit nga sondazhi vjetor për qeverisje nga Gallup i zhvilluar nga 1-23 shtator 2023 ka gjetur se dyja partitë amerikane nuk shihen me sy të mirë nga publiku amerikan dhe kjo ka qenë kështu vazhdimisht gjatë këtyre dy dekadave, raporton Gallup.

75% e votuesve të pavarur përkrahën krijimin e një partie të tretë, 58% e republikanëve ishin gjithashtu pro ndërsa tek demokratët ky numër ishte 46%.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara