Në suaza të pjesëmarrjes në Samitin e Komunitetit politik evropian, kryeministri Dimitar Kovaçevski mori pjesë në tryezën e rrumbullakët kushtuar tranzicionit digjital dhe inteligjencës artificiale.
Së bashku me kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Suedisë, Lihtenshtajnit, Kroacisë, Shqipërisë dhe kryetarët e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, biseduan për rolin e inteligjencës artificiale si bazë për inovacionet e ardhshme dhe zhvillimin e kontinentit evropian, infrastrukturës evropiane, rolin e rrjeteve sociale dhe nevojën e rregullimit të punës së tyre”, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.
Liderët konfirmuan nevojën dhe urgjencën që Evropa të dyfishojë përpjekjet në mënyrë që të sigurojë lidership në të gjitha proceset e lidhura me veprimtarinë hulumtuese dhe aktivitetet tjera të cilat do të sigurojnë zhvillim të inteligjencës artificiale. Ata kërkuan gjithashtu bashkimin e forcave në nivel kombëtar në formimin e një qasjeje specifike evropiane dhe nismave në zhvillimin e standardeve që do të jenë konkurruese në tregun botëror”, thuhet në kumtesë.
Në tryezën e rrumbullakët, kryeministri Kovaçevski theksoi rëndësinë e pozicionimit të duhur në raport me kompanitë që punojnë në fushën e inteligjencës artificiale. U theksua se krijimi i një mjedisi të përshtatshëm biznesi për një sistem sipërmarrës për përdorimin e inteligjencës artificiale është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe për këtë kërkohet rregullimi i duhur i tregut. Pozicionimi i Evropës dhe krijimi i një ambienti biznesor për atë që dëshiron të arrijë është jashtëzakonisht i rëndësishëm, siç theksoi kryeministri Kovaçevski në tryezën e rrumbullakët, duke shtuar se është e rëndësishme që kjo të mos bëhet në kurriz të inovacioneve dhe progresit.
