www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kovaçevski në Granada: Bashkëpunimi dhe veprimi strategjik në procesin e digjitalizimit do të kontribuojnë në integrimin e përshpejtuar europian

Posted on October 5, 2023October 5, 2023 by User User1

Në suaza të pjesëmarrjes në Samitin e Komunitetit politik evropian, kryeministri Dimitar Kovaçevski mori pjesë në tryezën e rrumbullakët kushtuar tranzicionit digjital dhe inteligjencës artificiale.

Së bashku me kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Suedisë, Lihtenshtajnit, Kroacisë, Shqipërisë dhe kryetarët e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, biseduan për rolin e inteligjencës artificiale si bazë për inovacionet e ardhshme dhe zhvillimin e kontinentit evropian, infrastrukturës evropiane, rolin e rrjeteve sociale dhe nevojën e rregullimit të punës së tyre”, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Liderët  konfirmuan nevojën dhe urgjencën që Evropa të dyfishojë përpjekjet  në mënyrë që të sigurojë lidership  në të gjitha proceset e lidhura me veprimtarinë hulumtuese dhe aktivitetet tjera të cilat do të sigurojnë zhvillim të inteligjencës artificiale. Ata kërkuan gjithashtu bashkimin e forcave në nivel kombëtar në formimin e një qasjeje specifike evropiane dhe nismave në zhvillimin e standardeve që do të jenë konkurruese në tregun botëror”, thuhet në kumtesë.

Në tryezën e rrumbullakët, kryeministri Kovaçevski theksoi rëndësinë e pozicionimit të duhur në raport me kompanitë që punojnë në fushën e inteligjencës artificiale. U theksua se krijimi i një mjedisi të përshtatshëm biznesi për një sistem sipërmarrës për përdorimin e inteligjencës artificiale është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe për këtë kërkohet rregullimi i duhur i tregut. Pozicionimi i Evropës dhe krijimi i një ambienti biznesor për atë që dëshiron të arrijë është jashtëzakonisht i rëndësishëm, siç theksoi kryeministri Kovaçevski në tryezën e rrumbullakët, duke shtuar se është e rëndësishme që kjo të mos bëhet në kurriz të inovacioneve dhe progresit.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara