www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Spasovski mohon se ka konflikt mbi kandidatin e LSDM-së për president: Për ne me rëndësi është Fronti Evropian

Posted on October 2, 2023October 2, 2023 by User User1

Çdokush është i mirëseardhur në frontin e përgjithshëm europian për përparim të shtetit, këtë e tha mes tjerash ministri i Punëve të Brendshme, njëherë edhe nënkryetar i LSDM-së, Oliver Spasovski, përcjell TV21. Spasovski thotë se në mbledhjen e fundit në parti nuk është folur për kandidat për president dhe se si rrjedhojë demantoi që ka pasur mosmarrëveshje në lidhje me kandidatin potencial të LSDM-së për president.

“Nuk mund të bëhet fjalë për asnjë konflikt, siç janë zgjedhjet presidenciale për shkak se nuk është hapur ajo çështje, nuk është folur ende në parti. Kur të vijë momenti do të flasim dhe përmes dialogut do të vërtetohet ajo që është më mirë. Për ne çka është me rëndësi? Me rëndësi është që Fronti Europian, ky opsion që ofron siguri për qytetarët, të fitojë besimin e qytetarëve”, tha mes tjerash Spasovski.

Lajmet e fundit…

  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara