www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Qyteti i Shkupit krenar që pret Maratonën e Shkupit për të 19-tën herë, si një nga ngjarjet më të preferuara sportive

Posted on October 1, 2023October 1, 2023 by User User1

Kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska  si dhe përfaqësues tjerë nga qyteti i Shkupit sot ndanë medaljet për pjesëmarrësit më të suksesshëm në klasifikimin e përgjithshëm të Maratonës së Shkupit në konkurrencë për meshkuj dhe femra, si dhe për garuesit më të mirë maqedonas.

Fituesi i edicionit të 19-të të Maratonës së Shkupit, ku morën pjesë më shumë se 11 mijë pjesëmarrës, është Victor Kiplagat nga Kenia. Në vendin e dytë është bashkatdhetari i tij Cheriot Laban, ndërsa vendin e tretë e ka fituar Dario Ivanovski nga Maqedonia. Në garën e femrave më e mira ishte Ruth Mathebo nga Kenia, përpara Mercy Kipkemoi dhe Marija Vrajic.

Qyteti i Shkupit është krenar që pret Maratonën e Shkupit, një nga ngjarjet më të preferuara sportive, për të 19-tën herë. Qyteti i Shkupit është përkrahës i këtij evenimenti madhor sportiv që promovon Shkupin dhe Maqedoninë si destinacion sportiv dhe turistik, si dhe ofron mbështetje logjistike nga ndërmarrjet publike të qytetit për mbajtjen me sukses të tij, theksojnë nga Qyteti i Shkupit.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara