www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kemi paguar 16 milionë për mbrojtjen e tyre, Kurti beson në pafajësinë e Thaçit, Veselit dhe të tjerëve

Posted on July 23, 2023July 23, 2023 by User User1

Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, pastër, çlirimtare dhe antikoloniale”, ishte përgjigja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kur është pyetur nga gazeta kroate “Veçernji List”, për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Kurti tha se beson në pafajësinë e tyre, duke treguar se çfarë ka bërë shteti i Kosovës për të akuzuarit.
Kreu i ekzekutivit tha se si shtet kanë paguar mbi 16 milionë euro për mbrojtjen e tyre.

Pos kësaj, Kurti shton se drejtësia ndërkombëtare nuk ka përfunduar akoma puna për sa i përket drejtësisë në ish-Jugosllavinë.

”Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, e pastër, çlirimtare dhe antikoloniale. Unë besoj në pafajësinë e atyre që janë atje. Ne e mbështesim mbrojtjen e tyre dhe deri më tani kemi paguar si shtet mbi 16 milionë euro për mbrojtjen e tyre. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptojë se nuk e kanë mbaruar punën e tyre sa i përket drejtësisë në territoret e ish-Jugosllavisë, sepse në vitet e nëntëdhjeta nga forcat serbe janë vrarë 150 mijë joserbë. Do të thotë që, nëse një njeri ka vrarë deri në 10 prej tyre, janë 15 mijë vrasës serikë në Serbi të cilët shëtisin lirshëm. Nga ky numër, as 1% e tyre nuk kanë përfunduar pas grilave. Edhe këtu kemi një asimetri të theksuar që bie ndesh me pajtimin e popujve tanë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Kurti. 

Gjykata Speciale po gjykon për “krime lufte” ish-krerët e UÇK-së. Ndërkaq kjo gjykatë ishte themeluar me aprovimin e Kuvendit të Kosovës./Shenja.tv

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara