www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

Posted on May 11, 2026 by Djek

Pasditen e së dielës, studentët e universiteteve shqiptare të RMV-së, të degës të Juridikut, të cilët protestuan së fundmi në Shkup për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, nga qyteti i Kumanovës filluan mobilizimin e hapave të mëtejshëm rreth kërkesave të tyre.

Në debatin e organizuar mes studentësh në shkollën fillore komunale “Naim Frashëri” në Kumanovë, ata u njohën me situatën aktuale, si dhe u këshilluan për organizimet e radhës.

“Takohemi me kolegët dhe studentët e qytetit të Kumanovës, të cilët edhe e mbështetën protestën tonë, njihemi me ata, ua dëgjojmë këshillat dhe në përgjithësi jemi në qëndrimin tonë të përbashkët. Bashkimi i studentëve shqiptarë është rëndësia jonë dhe që çdo kërkesë e radhës të jetë e njëzëshme. Qëllimi kryesor i debatit të sotëm ishte në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet dhe provimin e jurisprudencës”, deklaroi organizatori i protestave studentore, Mevlan Ademi.

“Qëllimi i këtij takimi ishte që të bisedojmë rreth protestës që realizuam, ankesa, sugjerime apo vlerësime rreth saj, me qëllim që të vazhdohet në mënyrën e njëjtë, si dhe t’i informojmë në numër sa më të madh se për çka kemi dalë dhe çka është provimi i Jurisprudencës”, shtoi studentja në UNT, Arlinda Emini.

“Realisht jemi të kënaqur, pasi që kishte vullnet për të komunikuar, për të shprehur ide të ndryshme dhe për të pasur një pasqyrë më të qartë se si e shohin ata perspektiven e tyre, kauzën tonë, që na bëri të ndjehemi krenarë me faktin se ata ndihen pjesë e kësaj”, u shpreh studenti Jon Selimi.

Nga ky debat u konstatua se përderisa refuzohet kërkesa e tyre, ata do të vazhdojnë me protesta. Gjithashtu u paralajmërua se debate të tilla me studentë do të organizohen edhe në qytete tjera të vendit.

Lajmet e fundit…

  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve
  • Kryeministri pret që Radev të diskutojnë për të gjitha temat! Për shkak të LSDM-së, Mickoski s’pret përmirësim të marrëdhënieve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara