www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bukuroshja me origjinë nga Sanxhaku emërohet këshilltare në kabinetin e Kryeministrit Kurti

Posted on May 5, 2026 by Djek

Melisa Azizoviç Dulaj, aktiviste shumëvjeçare e Partisë së Re Demokrate (NDS), është emëruar këshilltare e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Azizoviç Dulaj vjen me një përvojë të gjatë në pozita të larta shtetërore, duke përfshirë punën e saj në kabinetin e Zëvendëskryeministres Emilija Rexhepi. Së fundmi, ajo ka përfunduar doktoraturën në fushën e shkencave kompjuterike në Novi Pazar, gjë që e bën atë një kuadër me profil të lartë profesional, veçanërisht në segmentin e politikave digjitale dhe qeverisjes bashkëkohore, përcjell INA.

Me rastin e emërimit, ajo iu drejtua opinionit përmes rrjeteve sociale:

“Këtë detyrë e konsideroj jo vetëm si një vlerësim të madh, por edhe si një përgjegjësi serioze. Jam koshiente për sfidat që sjell kjo pozitë dhe jam e gatshme që me njohuritë, punën dhe përkushtimin tim, të jap kontributin maksimal për zhvillimin dhe avancimin e shoqërisë sonë, në interes të të gjithë qytetarëve. Një falënderim të veçantë i drejtoj kryetares së NDS-së, znj. Emilija Rexhepi, si dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, për besimin e dhënë dhe mundësinë për të qenë pjesë e një procesi kaq të rëndësishëm.”, ka shkruar ajo.

Ky emërim pason bashkëpunimin e vazhdueshëm politik dhe përfaqëson përfshirjen e mëtutjeshme të përfaqësuesve të komunitetit boshnjak në punën e pushtetit ekzekutiv në Kosovë, me fokus në zhvillimin institucional dhe përmirësimin e politikave publike. (INA)

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara