www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

Posted on April 23, 2026 by Djek

Në Shkup është hapur edicioni i 38-të i Panairit të Librit, që mbahet në arenën “Boris Trajkovski” nën moton “Hap një dritare drejt botëve të reja”, duke përkuar edhe me Dita Botërore e Librit dhe e Drejtës së Autorit, përcjell TV21.

Gjatë shtatë ditëve të panairit, organizatorët presin rreth 30 mijë vizitorë, mbi 130 promovime librash dhe pjesëmarrjen e më shumë se 60 shtëpive botuese, si dhe autorë vendas, nga rajoni por edhe dhe ndërkombëtarë si Sarah Pekkanen dhe Viola Ardone. 

Programi përfshin takime me autorë, panele letrare dhe punëtori interaktive, ndërsa eventi konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend, që promovon leximin dhe lidh autorët me publikun.

Në ceremoninë hapëse morën pjesë presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dhe Ministri i Kulturës Zoran Lutfkov, i cili theksoi se libri mbetet një forcë që nxit mendimin kritik dhe zhvillimin shoqëror, duke e cilësuar panairin si një hapësirë të lirisë, imagjinatës dhe dijes.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara