www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

Posted on April 18, 2026 by Djek

Irani ka tërhequr vendimin e një dite më parë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke e mbyllur sërish, për shkak të vazhdimit të bllokadës detare të Shteteve të Bashkuara ndaj porteve iraniane.

Dhe shpresat se transporti detar do të rifillonte përmes Ngushticës së Hormuzit rezultuan jetëshkurtra më 18 prill, pasi forcat iraniane sulmuan të paktën tre anije civile.

United Kingdom Maritime Trade Operations (UKMTO), një monitorues i sigurisë së transportit detar, përshkroi tri sulme — incidentet e para të këtij lloji që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 8 prill.

Në incidentin e parë, dy anije të armatosura të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) qëlluan mbi një cisternë pa paralajmërim, tha UKMTO-ja.

Më vonë, UNKMTO-ja tha se një anije kontejnerësh u “godit nga një predhë”, ndërsa pati edhe një goditje që mezi u shmang në një sulm ndaj një anijeje të tretë.

Duke folur në Uashington, presidenti amerikan, Donald Trump, tha: “U bënë pak të lezetshëm… Donin ta mbyllnin sërish ngushticën, e dini, siç kanë bërë prej vitesh. Dhe nuk mund të na shantazhojnë”.

Por Trump tha gjithashtu se po zhvilloheshin “biseda të mira” me Iranin dhe se “do të kemi disa informacione deri në fund të ditës.”

Irani e kishte rihapur rrugën më 17 prill pas javësh ndërprerjesh pothuajse totale, një veprim i mirëpritur nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili megjithatë tha se bllokada detare e vendit të tij ndaj porteve iraniane do të mbetej në fuqi.[burimi Radio Evropa e Lirë]

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara