www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Studimi i ri: Përdorimi i Pracetamolit gjatë shtatzënisë nuk përbën rrezik për autizëm te fëmijët

Posted on April 17, 2026 by Djek

Një studim i madh i kryer në Danimarkë ka nxjerr përfundimin se përdorimi i Tylenol apo Paracetamol gjatë shtatzënisë nuk lidhet me rritje të rrezikut për autizëm te fëmijët.

Studimi, i publikuar në JAMA Pediatrics, ka përfshirë mbi 1.5 milionë fëmijë të lindur mes viteve 1997 dhe 2022. Nga ta, rreth 31 mijë kishin qenë të ekspozuar ndaj këtij ilaçi në barkun e nënës, ka raportuar CNN.

Rezultatet treguan se autizmi u diagnostikua te 1.8 për qind e fëmijëve të ekspozuar dhe te 3 për qind e fëmijëve që nuk kishin qenë të ekspozuar.

Pra, nuk u gjet asnjë lidhje mes përdorimit të ilaçit dhe autizmit.

Studiuesit theksuan se ky përfundim mbeti i njëjtë edhe pasi u morën parasysh faktorë të tjerë si doza e ilaçit dhe periudha e shtatzënisë kur ishte përdorur.

Edhe një studim nga Suedia në vitin 2024 arriti në të njëjtin përfundim se nuk ka lidhje mes përdorimit të këtij ilaçi dhe autizmit.

Në përfundim, provat më të fundit shkencore sugjerojnë se përdorimi i Paracetamolit gjatë shtatzënisë nuk rrit rrezikun për autizëm, por ekspertët rekomandojnë gjithmonë kujdes dhe përdorim të kufizuar vetëm kur është e nevojshme.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara